Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 5-0 ndeshjen kthyese ndaj Celta Vigos e vlefshme për 1/8-tën e Copa del Rey apo e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.
Gjiganti katalunas ka siguruar kalimin tutje në Copa del Rey, pas fitores së thellë në Camp Nou në ndeshjen e kthimit ndaj Celta Vigos.
Skuadra e Ernesto Valverdes e ka dominuar takimin ndaj Celtas, duke e përfunduar dilemën e fituesit, qysh në pjesën e parë.
Goli i parë i Barcelonës erdhi në minutën e 13-të të takimit, ku ylli kryesor i skuadrës, Lionel Messi shënoi një gol të bukur për 1-0 pas asistimit të saktë nga Jordi Alba.
Dyshja Messi-Alba ishin akterë edhe tek goli i 2-0, pasi ishte spanjolli që asistoi përsëri për argjentinasin tek goli i dytë.
Pas dy golave nga argjentiansi radha erdhi për asistuesin e dyfishtë Alba, i cili shënoi në minutën e 28-të për 3-0 i asistuar nga ‘partneri i tij në krim’ Messi.
Vulën e fitores së thellë dhe kalimit tutje e dha sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, i cili shënoi për 4-0 në minutën e 31-të pas një gabimi të mbrojtësit mysafirë.
Në pjesën e dytë, Barcelona arriti të menaxhoj mirë lojën dhe rezultatin duke rrezikuar kohë pas kohe dhe duke gjetur edhe një gol me anë të Ivan Rakitic, i cili vulosi rezultatin përfundimtar të takimit 5-0.
Kështu, pas 90 minutave lojë, Barça mori një fitore të thellë 5-0 në Camp Nou, duke kaluar tutje në çerekfinale të Copa del Rey. /Telegrafi/
https://twitter.com/kennyvocals/status/951572411748675586