Telegrafi

Barça ‘rrëmben’ Bellerinin nëse Arsenali nuk përfundon në katërshe

Barcelona do të rinovojë interesin e tyre në mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin këtë verë nëse klubi londinez dështon të përfundoj në “Top-4”.

Skuadra katalunase kishte bërë një tentativë për ish-lojtarin e tyre të akademisë verën e kaluar, por Topçinjtë i bënë shumë të qartë se ata nuk duan të shesin 22-vjeçarin.

Tani, gazeta spanjolle Mundo Deportivo pohon se pala katalanase është e bindur se ata mund ta marrin lojtarin e tyre këtë verë, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Barcelona pas dy yjeve të Ligës Premier

Bindja e drejtuesve të Barcelonës vjen nëse Arsenali humbet shansin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Bellerin nënshkroi një marrëveshje të re gjashtë vjeçare me skuadrën e Arsene Wenger në nëntor.

Në rast transferimi, Barça duhet të paguaj së paku 30 milionë euro. /Telegrafi/