Barcelona e ka rikthyer interesimin për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.
Blaugranët e kërkuan 20-vjeçarin në verën e kaluar kur ai luante te Rennes, mirëpo dështuan ta transferonin.
Francezi vendosi të shkonte në Bundesliga, kurse tash katalunasit do të përpiqen sërish ta transferojnë dhe besojnë se këtë herë do t’ia arrijnë qëllimit.
Krerët e Barcës shpresojnë që largimi i Thomas Tuchel dhe largimi eventual i Pierre-Emerick Aubameyang, do të ndikojnë në vendimin e Dembeles për të ndërruar ambient.
Pasi dështoi ta fitonte La Ligan dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve këtë edicion dhe pas largimit të trajnerit Luis Enrique, Barcelona dëshiron të investojë në skuadër për sezonin 2017/2018. /Telegrafi/