Site icon Telegrafi

Barça refuzon të heqë dorë nga Coutinho, gati oferta për në afatin e janarit  

Gjiganti katalunas, Barcelona po refuzon të heqë dorë nga ndjekja e yllit të Liverpoolit, brazilianit Philippe Coutinho.

Ylli brazilian është njëri nga të preferuarit e katalunasve dhe drejtuesit e klubit spanjoll kanë tentuar ta transferojnë disa herë gjatë verës, por ofertat e tyre janë refuzuar nga Reds.

Por, sipas mediave angleze, Barcelona po refuzon të heq dorë nga shërbimet e mesfushorit kreativ të Liverpoolit.

Lexo po ashtu Barcelona vazhdon interesimin për Coutinhon, e duan në janar  

Sipas Sunday Express, Barça dëshiron të zemërojë sërish Liverpoolin me planet e tyre për të konkurruar për Coutinhon edhe në afatin e janarit.

Coutinho mbetet objektivi kryesor i Barcelonës

Gjigantët katalanas u njoftuan në verë se Redsat nuk do të mirëpresin asnjë interesim më shumë tek lojtari brazilian pas refuzimit të tri ofertave.

Por, Coutinho është ende në krye të listës së të dëshiruarve të dimrit të Barcelonës dhe drejtuesit e skuadrës nga Camp Nou besojnë se ata mund ta marrin njeriun e tyre për rreth 132 milionë funteve apo rreth 155 milionë euro.

Lexo po ashtu Messi preferon transferimin e Ozilit përpara atij të Coutinhos

Kjo megjithatë është ofertë paksa e shkurtë e vlerësimit prej 176 milionëve funteve  të Liverpoolit, por Barça janë të gatshëm për të luajtur me çmimin duke e ditur se ata janë blerësit e vetëm në treg.

Agjenti i Coutinhos, Kia Joorabchian ka punuar shumë prapaskenave për të ndërmjetësuar një marrëveshje dhe Liverpooli do të jetë i zemëruar se Barcelona është e gatshme të bëjë oferta të mëtejshme për të. /Telegrafi/

Exit mobile version