Telegrafi

Barca refuzon mundësinë e transferimit të Mahrez

Barcelona ka refuzuar mundësinë e transferimit të Riyad Mahrezit nga Leicester City.

Gjiganti i La Ligas është në gjueti për sulmues pas shitjes prej 222 milionë euro të Neymarit te PSG.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Barcelonës

Coutinho është në krye të listës së transferimeve dhe Barca ka refuzuar mundësi të tjera.

Një mundësi e tillë ishte transferimi i Ousmane Dembele.

Nga ana tjetër Barca refuzoi mundësinë e transferimit të Riyad Mahrez, anësorit të Leicesterit, i cili nuk shihet si pjesë e interesimit katalanas. /Telegrafi/