Site icon Telegrafi

Barca pret muajin korrik për të nënshkruar me Griezmannin, futbollistit pothuajse i përgjysmohet klauzola e largimit

Antoine Griezmann (Foto by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Sulmuesi francez është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje pesëvjeçare me klubin katalanas, i cili do ta shohë atë të qëndrojë në Camp Nou deri në vitin 2024.

E përditshmja sportive franceze, “L’Equipe” ka publikuar shkrime që përfaqësojnë marrëveshjen e mundshme mes sulmuesit francez dhe Barcelonës.

Lojtari raportohet se do të ketë një rrogë vjetore prej 17 milionë eurosh si pjesë e një marrëveshje pesëvjeçare me kampionët e La Ligës.

Gjigantët katalunas aktualisht janë në “pole-position” për të siguruar nënshkrimin e sulmuesit, ku thuhet se pjesa më e madhe e negociatave mes të dyja palëve kanë përfunduar verën e kaluar para se lojtari vendosi të qëndrojë në Madrid.

Në këmbim të marrëveshjes pesëvjeçare, 28-vjeçari do të shohë një reduktim të pagës për 6 milionë euro nga 23 sosh sa merr te Atletico Madrid.

Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Barcelonës për sezonin e ri me tri transferime

Klauzola e lirimit të francezit, e cila aktualisht kap shifrat e 200 milionë eurove, do të bjerë në 120 nga 1 korriku.

Ndryshe, Griezmann deri më tani është paraqitur 179 raste për madrilenët dhe ka shënuar 94 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/

Exit mobile version