Barcelona është duke i humbur shpresat për mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs de Ligt – raporton Mundo Deportivo.
Edhe pse Blaugranët besojnë se do t’i sigurojnë shërbimet e bashkëlojtarit të tij, Frenkie de Jong, ata duket se janë larg marrëveshjes për talentin 19-vjeçar.
Agjent i lojtarit është Mino Raiola, prandaj kjo gjë i komplikon akoma më shumë gjasat e katalunasve për nënshkrimin e tij.
Përfaqësuesi i De Ligt nuk është i interesuar ta dërgojë klientin e tij në Camp Nou, por është duke shqyrtuar opsione të tjera.
Sipas AS, Bayern Munichu dhe Juventusi janë opsionet më të mundshme për të ardhmen e holandezit.
Barca konsiderohej favorit për shërbimet qendërmbrojtësit të ri, mirëpo përkundër shumë përpjekjeve nuk ka arritur ta finalizojë marrëveshjen.
Pritet të shihet ku qëndron e ardhmja e De Ligt që konsiderohet një lojtar shumë premtues për të ardhmen. /Telegrafi/