Barcelona është duke shpresuar që t’i sigurojë shërbimet e anësorit të Manchester Cityt, Bernardo Silva.
Sipas The Telegraph, klubi spanjoll planifikon të ofrojë para dhe lojtar në marrëveshjen për transferimin e portugezit.
Blaugranët qe disa javë janë në përpjekje që të nisin negociatat për transferimin e 26-vjeçarit në Camp Nou.
Në rast se arrijnë ta bindin Cityn, atëherë katalunasit planifikojnë ta përfshijnë Nelson Semedon në marrëveshje.
Bernardo Silva është pjesë e klubit anglez nga viti 2017, kur u transferua nga Monaco. /Telegrafi/