Telegrafi

Barca planifikon të grumbullojë 150 milionë euro nga shitja e disa lojtarëve

(Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)

Barcelona është e hapur që të shesë disa prej futbollistëve gjatë këtij afati kalimtar, në mënyrë që të grumbullojë fonde.

Sipas ESPN FC, Balugranët shpresojnë të grumbullojnë rreth 150 milionë euro nga shitjet në afatin kalimtar veror.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barcelona

Për këtë arsye, klubi katalunas është në kërkim të klubeve të interesuara për shërbimet e lojtarëve që nuk bëjnë pjesë në planet e skuadrës për sezonin e ri.

Të tillë janë Philippe Coutinho, Malcom dhe Rafinha Alcantara, të cilët kanë dështuar të tregohen të rëndësishëm në Camp Nou.

Njëherësh, Barca është e hapur për shitjen edhe të lojtarëve, si Ivan Rakitic, Samuel Umtiti e Arturo Vidal, në rast të ndonjë oferte shumë të mirë. /Telegrafi/