Barcelona është duke përgatitur një përgjigje lidhur me kërkesën e Lionel Messit, ndërkohë që janë nisur zërat që kërkojnë largimin e Josep Maria Bartomeut.
Associated Press ka raportuar se superylli argjentinas i ka dërguar letër me faks klubit, përmes të cilës ka kërkuar ndërprerjen e kontratës në Camp Nou.
Ai ka kërkuar aktivizimin e klauzolës që lejon largimin e tij në çdo fundsezoni, mirëpo nga klubi thonë se klauzola ka skaduar më 10 qershor, kështu që Messi është i lidhur edhe një vit me Barcën.
RAC1 raporton se Blaugranët janë duke përgatitur një përgjigje lidhur me kërkesën e 33-vjeçarit për t’u larguar nga klubi ku e zhvilloi gjithë karrierën profesionale deri më tani.
Kandidati presidencial i Barcelonës, Victor Font, ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të menjëhershme në rast se Bartomeu nuk jep dorëheqje.
Font mund të nisë një mocion mosbesimi kundër presidentit aktual në momentin kur superylli më i madh në histori të klubit e ka kërkuar largimin. /Telegrafi/
Saps perfectament que si els culers poguéssim anar a l’Estadi, tot el camp seria un clam: Bartomeu plega ja! No has estat capaç ni de custodiar el millor de la història, un mite fet a casa. Per això insistim: Bartomeu dimissió i eleccions el més aviat possible!
— Víctor Font (@victor_font) August 25, 2020