Barcelona është duke bërë një ofertë shkëmbimi për mbrojtësin e Arsenalit, Hector Bellerin.
Sipas gazetës spanjolle Marca, Barcelona mund ta përdorë mesfushorin Rafinha si një hap të madh në ofertën e tyre për të marrë Bellerinin në Camp Nou.
Mesfushori brazilian është i prirur që të jetë pjesë e marrëveshjen për një lëvizje në Arsenal.
Bellerin ka blerë një shtëpi në Spanjë, ndërsa ai pritet të përfundoj një kalim te gjigantët katalunas.
Mbrojtësi i Spanjës U21 ka mbajtur tashmë një sërë takimesh me shefin e Barcelonës, Robert Fernandez, për një kthim në shtëpi këtë verë. /Telegrafi/