Barcelona njoftohet se i ka ofruar Interit dy zgjidhje për Rafinhan, një huazim me opsion blerje ose një huazim me detyrim blerje me çmim më të lirë.
Nerazzurët po kërkojnë të nënshkruajnë me mesfushorin brazilian këtë muaj, por bisedimet kanë vazhduar për disa kohë.
Çështja është që klubi Beneamata nuk mund të shpenzojë në këtë afat kalimtar për shkak të rregullave financiare, kështu që ata duhet të marrin në fillim huazimin e mesfushorit.
Mbrëmë (e enjte) është raportuar se të dy klubet mund të bien dakord për një huazim me opsion blerje prej 38 milionë eurosh, por tani situata si duket ka ndryshuar.
Sipas gazetës italiane Gazzetta dello Sport, Barcelona i ka ofruar Nerazzurrëve dy opsione për të nënshkruar me yllin e tyre.
E para do të ishte një huazim me opsion blerje, ndërsa tjetra do të ishte një huazim me detyrim blerje pas një numri të caktuar të paraqitjeve, por pagesa në atë rast do të ishte 30 milionë euro.
Duke pasur parasysh situatën e FFP, ka ende më shumë të ngjarë që Interi të kërkojë mundësinë për të blera, ndoshta duke ofruar një opsion prej 35 milionë eurove me bonuse të caktuara të përfshira për ta takuar çmimin e kërkuar nga Barça.
Emri i Rafinhas te Interi është kthyer në një telenovelë të vërtetë dhe tifozët nerazzurr duan që kjo të përfundoj sa më shpejt. /Telegrafi/