Shënjestra e Juventusit, Javier Mascherano, ka marrë një ofertë të re nga Barcelona në vlerë prej 10 milionë eurosh për sezon – raportojnë mediat.
Mesfushori i shndërruar në mbrojtës është lidhur me një kalim te kampioni i Serie A, ku do ta ndiqte Dani Alvesin.
Mirëpo, siç njofton La Gazzetta dello Sport, për ta penguar largimin e argjentinasit, Blaugranët kanë bërë ofertë marramendëse.
Gjithmonë sipas njoftimit, kontrata e ofruar është valide deri në vitin 2020, ndërsa lojtari do të përfitonte neto 10 milionë euro për sezon.
Në këtë mënyrë, ai do të bëhej lojtari i dhjetë më i paguar në botë. /Telegrafi/