Barcelona është e gatshme të nënshkruajë me anësorin belg, Eden Hazard nga Chelsea, teksa pjesë e marrëveshjes mund të bëhet edhe mesfushori Sergi Roberto.
Ylli belg i kampionit aktual të Ligës Premier, Hazard, është njëri nga objektivat e klubit katalunas për të zëvendësuar të larguarin Neymar.
Sipas mediumit iberik Diario Gol, Barcelona janë gati të provojnë transferimin e Hazardit duke ofruar 120 milionë euro për shërbimet e tij.
Real Madridi është gjithashtu i gatshëm të nënshkruajë me belgun, por Barça shpreson që e ka bindur Chelsean për ta shitur yllin e tyre, me Antonio Conten që duket se ka dhënë dorëheqje për humbjen e Hazardit, i cili aktualisht është i lënduar.
Blutë janë të gatshëm të nënshkruajnë me Sergi Roberto nga Barça dhe mesfushori mund të përfshihet në çdo marrëveshje për 26-vjeçarin belg. /Telegrafi/