Site icon Telegrafi

Barca nxjerr në shitje fanellën e Kounde para zyrtarizimit të lojtarit

(Foto: Instagram/jkeey4)

Barcelona ka përgatitur gjithçka për arritjen e qendërmbrojtësit francez, Jules Kounde.

Katalunasit ua kanë ofruar tifozëve mundësinë që ta blejnë fanellën e klubit me emrin e tij të shkruar në të, akoma pa e zyrtarizuar transferimin – shkruan Marca.

Lexo po ashtu Lewandowski, Kounde dhe transferimet e verës - Ky është njëri nga formacionet e mundshme të Barcelonës në sezonin e ri

Kjo ka qenë e mundur vetëm për disa minuta, mirëpo shumë media kanë raportuar se Barca dhe Sevilla kanë arritur marrëveshje në lidhje me lojtarin.

(Foto: Marca)

Chelsea kishte bërë ofertë më të mirë dhe pagë më të lartë për Kounde, mirëpo Xavi kishte qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me futbollistin dhe e ka bindur që të shkojë në Camp Nou.

Lexo po ashtu Një mesazh nga Xavi dhe e gjithë situata ndryshon – Kounde pajtohet me kushtet e Barcelonës

Tashmë është vetëm çështje kohe kur Barcelona do ta zyrtarizojë transferimin e 23-vjeçarit. /Telegrafi/

Exit mobile version