Telegrafi

Barca nuk lëshon pe, bën mega ofertë tjetër për Coutinhon

Barcelona ka lansuar një ofertë të re të jashtëzakonshme për Philippe Coutinhon.

Barca nuk po heq dorë dhe dëshiron ta shfrytëzojë kërkesën e lojtarit për largim që të bindë Liverpoolin të heqë dorë prej tij.

Sky Sports shkruan se Barcelona ka bërë gati 150 milionë euro për Liverpoolin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Barcelonës

Pagesa do të ndahet në dy pjesë, në 40 milionë euro që do të paguhen varësisht nga paraqitjet dhe të arriturat, e 101 milionë euro të tjera që paguhen menjëherë.

Coutinho dhe Dembele janë ende duke u spekuluar si kalime të mundshme te Barcelona. /Telegrafi/