Telegrafi

Barça nuk gabon ndaj Villarrealit në Camp Nou

Festa te goli i parë i Barcelonës (Foto: Getty Images)

Barcelona me titullin e siguruar ka vazhduar me fitore në La Liga, këtë herë ndaj Villarrealit me rezultat 5-1.

Ishte një ndeshje e mirë dhe me raste nga të dy anët, por Barça e motivuar nga publiku vendas fitoi me meritë në fund.

Goli i parë u shënua nga Philippe Coutinho në minutën e 11-të, ndërsa i dyti u shënua nga Paulinho pesë minuta më vonë.

Philippe Coutinho duke festuar golin e parë në takim (Foto: Getty Images)

Në minutën e fundit të kohës së rregullt të pjesës së parë shënoi edhe Lionel Messi, i cili u asistua nga Andres Iniesta.

Nicola Sansone shënoi golin e vetëm për mysafirët në minutën e 54.

Messi në momentin e golit (Foto: Getty Images)

Ndërsa në fund për katalunasit shënoi dy herë edhe Ousmane Dembele (87′, +90′).

Pas kësaj fitore Barcelona vazhdon e pamposhtur pas 36 xhirosh me 90 pikë, kurse Villarreali renditet i gjashti me 57 pikë.

Andres Iniesta në këtë takim asistoi te goli i Messit (Foto: Getty Images)

Ndeshja e ardhshme e skuadrës Ernesto Valverde është ndaj Levantes, kurse Nëndetësja e Verdhë pret Deportivo de La Corunan. /Telegrafi/