Gjysmëfinalja e parë në Kupën e Mbretit mes Barcelonë dhe Real Madridit në Camp Nou përfundoi me rezultat 1-1.
Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për gol, por ishin katalunasit që kontrolluan më shumë lojën duke mbajtur topin.
Los Blancos kaluan në epërsi në minutën e gjashtë pasi Lucas Vazquez shënoi nga afër pas asistimit nga Karim Benzema.
Në vazhdim ishte Barça skuadra që kërkoi golin, por Ivan Rakitic (32′) dhe Luis Suarez (35′) nuk arritën të tundin rrjetën e portës së Keylor Navas.
Goli i barazimit u shënua nga Malcom në minutën e 57-të, braziliani shënoi bukur në zonën e rreptësisë.
Ndeshja e kthimit luhet në Santiago Bernabeu më 27 shkurt.
Fituesi me rezultat përfundimtar nga dy ndeshje do të përballet në finale me fituesin e ndeshjes Real Betis-Valencia. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=je361LcK37c
https://www.youtube.com/watch?v=0qjLXT5xIK4