Raportohet se Barcelona është në garë të ngushtë me Tottenham Hotspur për yllin e Ajaxit, Frenkie de Jong.
Sipas Mundo Deportivo, klubi spanjoll është duke tentuar të mbyll transferimin para Spurs.
Gazeta spanjolle raporton se klubi anglez ka ofruar tashmë 50 milionë euro për 20-vjeçarin, por përgjigjja e parë e Ajaxit ishte se lojtari nuk është në shtije.
Tottenhami në vitet e fundit nga klubi holandez ka nënshkruar me Jan Vertonghen, Christian Eriksen dhe Davinson Sanchez.
De Jong të enjten bëri debutimin me Përfaqësuesen e Holandës, ndërsa me klubin tashmë ka dhjetë paraqitje në këtë sezon.
Frenkie de Jong = 🦁!!
Show them what you got… 😍#nedper pic.twitter.com/TdOVDy1DfT
— AFC Ajax (@AFCAjax) September 6, 2018
Edhe pse Tottenhami është paksa favorit, Barcelona është një klub i madh dhe është gjithmonë një mundësi reale.
Për lojtarin ka shfaqur interesim edhe Roma. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=K4g3VDQUvwM