Barcelona fitoi me rezultat 0-3 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit dhe kështu kualifikohet në finale me rezultat 1-4 (ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 1-1).
Mysafirët ishin më të mirë, posaçërisht në pjesën e dytë dhe në fund morën një fitore të merituar.
Ishte Reali që kishte shanset më të mira në ndeshje, fillimisht me Vinicius Junior (19′, 22′), pastaj edhe me Karim Benzeman (37).
Pjesa e dytë ishte një tjetër pasqyrë, fillimisht shënoi Luis Suarez në minutën e 50-të. Pas këtij rasti Los Blancos kishin disa shanse, por në momentet më të mira pas një kundërsulmi erdhi autogoli nga Raphael Varane.
Golin e fundit në takim e shënoi Suarez nga pika e bardhë në minutën e 73-të dhe më këtë rast morën fund shpresat e vendasve.
Barcelona në finale të Kupës së Mbretit do të luajë me fituesin e Real Betis-Valencia, ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 2-2.
Finalja luhet 25 maj në stadiumin Benito Villamarin të Sevillas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=1jGBJvRxjo8