Barcelona kërkon ta fitojë trofeun e dytë të këtij sezoni pas La Ligas, ndërsa në finalen e Kupës së Mbretit do të ndeshet me Valencian.
Por,mirëpo problemet për ekipin katalunas janë të mëdha pasi lëndimet e disa prej lojtarëve kyçë, sidomos në fazën e sulmit që ia kufizojnë zgjedhjet trajnerit Valverde për këtë takim, transmeton KP.
Pas Luis Suarez që është operuar në gju, do të mungojë edhe Ousmane Dembele, i cili po ashtu vuan nga një lëndim, si dhe Kevin Prince Boateng që nuk do të jetë i gatshëm për këtë sfidë.
Alternativat e vetme të Valverdes mbeten, Lionel Messi, Malcom dhe Philippe Coutinho që pritet të startojnë në këtë ndeshje nga minuta e parë në fazën ofensive.
Ndeshja finale e Copa del Rey mes Barcelonës dhe Valencias luhet më 25 maj (e shtunë).