Barcelona ka fituar ndaj Juventusit me rezultat 1-2.
Ishte një ndeshje miqësore në kuadër të International Champions Cup, por klubi katalunas duket se e kishte marrë më seriozisht.
Ishte Neymar ai i cili me dy gola të shpjet (15′, 26′) kaloi në epërsi spanjollët, por në fund golat e tij dolën të jenë vendimtar.
Ndërsa golin e nderit për Zonjën e Vjetër e shënoi Giorgio Chiellini në minutën e 65-të.
Në takim luajtën edhe Lionel Messi e Luis Suarez, por edhe për italianët Paulo Dybala dhe Gonzalo Higuain. /Telegrafi/