Site icon Telegrafi

Barca luan baras ndaj Celta Vigos

(Foto: Getty Images)

Me rezultat 2-2, Barcelona ka barazuar si mysafir i Celta Vigos në ndeshjen e xhiros së 33-të të La Ligas që u zhvillua në Estadio Municipal de Balaidos.

Dy gola u shënuan në fraksionin e parë të lojës, edhe atë nga një për secilën skuadër. Të parët shënuan mysafirët me anë të Ousmane Dembele (36′), i cili u asistua nga Paco Alcacer.

Mirëpo, në fund të pjesës së parë rezultati u barazua me anë të Jonny (Jonathan Castro Otto).

(Foto: Getty Images)

Vendasit e patën një rast të mirë në gjysmën e dytë, të cilin nuk e konkretizoi Jozabed. Dhe jo shumë minuta më pas, Alcacer Paco e konvertoi në gol një harkim të ulët nga Paulinho (64′).

Në minutën e 71-të, mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi Sergi Roberto u përjashtua me karton të kuq.

(Foto: Getty Images)

Këtë e shfrytëzuan vendasit duke arritur ta barazojnë rezultatin me anë të Iago Aspas (82′).

Barcelona është lider i pakontestueshëm i kampionatit spanjoll me 12 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Atletico Madrid (që akoma nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje).

Ndërkaq, Celta Vigo pozicionohet në vend të nëntë në tabelë, ndërsa nuk ka ndonjë objektiv përveç mbijetesës edhe pse pozita që çon në Europa League nuk është shumë larg.

Në xhiron e ardhshme, katalunasit janë nikoqirë të Villarrealit në Camp Nou. Ndërsa Celta e pret në shtëpi Valencian. /Telegrafi/

Exit mobile version