Telegrafi

Barça kërkon Ruganin e Juventusit

Barcelona ka probleme me repartin mbrojtës në këtë sezon në La Liga.

Katalunasit po kërkojnë një mbrojtës që ta transferojnë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Kampionët spanjoll thuhet se janë të interesuar për Daniele Ruganin, por Juventusi së fundi i ka ofruar kontratë të re italianit.

Barca ka nevojë për përforcime pas lëndimeve të Thomas Vermaelenit dhe Samuel Umtitit, të cilët do të mungojnë për disa muaj.

E përditshmja spanjolle, “Sport” shkruan sot blaugranat e duan lojtarin në formë të huazimi me një mundësi për ta blerë.

Lexo po ashtu Roma synon transferimin e Ruganit, Monchi fillon bisedimet me agjentin e lojtarit

Futbollisti 24-vjeçar ka luajtur vetëm pesë herë për Juve këtë sezon dhe nuk po ka shumë hapësira te kampioni i Serie A.

Ndryshe, reprezentuesi italian ka kontratë të vlefshme me bianconerrët deri në verën e vitit 2021. /Telegrafi/