Telegrafi

Barca kërkon edhe Ozilin?

Barcelona do të provojë në ditën e fundit të afatit kalimtar të transferojë edhe ish-yllin e Real Madridit, Mesut Ozil.

Cadena Cope shkruan se me zvogëlimin e gjasave për transferimin e Coutinhos, është Ozil ai që po kërkohet nga ekipi katalanas.

Liverpooli ka mbajtur qëndrim të prerë për brazilianin dhe tash Barca do të provojë befasinë me Ozilin.

Barca ka gati 60 milionë euro për gjermanin.

Kujtojmë se Ozil kaloi te Arsenali po ashtu në ditën e fundit të afatit kalimtar me një zyrtarizim që erdhi vetëm gjysmë ore para mbylljes së afatit kalimtar. /Telegrafi/