Telegrafi

Barca kërkon Asension e Realit

Neymar ditë më parë ka braktisur radhët e skuadrës së Barcelonës.

Kjo e fundit po mundohet të mbush boshllëkun e krijuar prej brazilianit.

Katalonasit u refuzuan prej Liverpoolit për Philippe Coutinhon ndërsa së fundi raportohet se gjiganti spanjoll po kërkon sulmuesin e krahut të Real Madridit, Marco Asensio.

Sipas “Diario Gol”, Barca është duke u përgatitur që të aktivizojë klauzolën spanjollit prej 80 milionë eurove.

Barcelona është optimiste se mund të arrihet një marrëveshje pasi anësorit mund t’i ofrojnë minuta, atë që Reali nuk i ka ofruar deri më tani.

Theksojmë se blaugranat po kërkojmë shërbimet edhe të Ousmane Dembeles së Borussia Dortmundit. /Telegrafi/