Telegrafi

Barça ka një montazher dembel, aksidentalisht tregon se transferimi i Coutinhos ishte punë e kryer që në gushtin e 2017? (Foto/Video)

Është e qartë se Barcelona ka pritur shumë për transferimin e Philippe Coutinhos nga Liverpooli, aq shumë sa ata kishin bërë videon e prezantimit që në gushtin e 2017.

Katalunasit u refuzuan verën nga Liverpooli, edhe pse spanjollët lëshuan disa oferta në drejtim të Reds.

Por, dëshira e vetme e Coutinhos ishte vetëm Barça dhe çmimi prej 160 milionë eurosh më në fund bindi dhe klubin anglez.

Por, i lodhur nga gjithë kjo telenovelë më së shumti duket montazheri i Barcelonës, i cili videon e gushtit të 2017 (atëherë kur pritet se Barcelona do e transferonte Coutinhon), me pak ndryshime e përdori në janarin e 2018.

E gjitha kjo nuk iu iku tifozëve, që iu la të kuptojnë se transferimi i brazilianit në Camp Nou ishte shumë afër të ndodh muaj më parë.

Coutinho duke pozuar për herë të parë si lojtar i Barcelonës (Getty)

Detaji ku vërehet e gjitha kjo është se numri i fansave në rrjete sociale dallon dhe postimi i fundit është prezantimi i Ousmane Dembeles.

Vlen të theksohet se lojtari ka nënshkruar kontratë për pesë vite e gjysmë dhe një klauzolë prej 400 milionë euro (Dhjetë futbollistët me klauzolat më të mëdha). /Telegrafi/