Barcelona ka fituar me rezultat 0-2 ndaj Celticut në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.
Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar për kataluniast.
Goli i parë erdhi nga Lionel Messi në minutën e 24 pas një asistimi të bukur nga Neymar.
Luis Suarez kishte një rast të mirë për gol në minutën e 41-të, por nuk arriti të shënon dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë.
Argjentinasi shënoi edhe një herë në minutën e 55-të, por këtë herë nga pika e bardhë dhe deri në fund më nuk kishte gola.
Pas kësaj fitore Barça vazhdon në vendin e parë me 12 pikë, e ndjekur nga Manchester City me tetë pikë. Kurse dy skuadrat tjera në Grupin C janë Borussia Monchengladbach me pesë pikë dhe Celtic në fund me dy pikë nga pesë ndeshje. /Telegrafi/