Barcelona është favorit për transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs de Ligt – bën të ditur The Mirror.
Për talentin 19-vjeçar janë të interesuar klubet të shumta, sidomos Juventusi, ndërsa vet lojtari kishte deklaruar se kalimi te Zonja e Vjetër është një opsion real.
Ndërkohë, Liverpooli, Arsenali dhe Manchester Unitedi, janë klubet tjera që po e monitorojnë nga afër situatën e futbollistin holandez.
Sidoqoftë, duket se Barca ka avancuar në krahasim me rivalët në përpjekjet për të siguruar shërbimet e De Ligt.
Katalunasit tashmë e kanë siguruar nënshkrimin e Frenkie de Jong dhe janë pranë arritjes së marrëveshjes edhe për kapitenin e Ajaxit. /Telegrafi/