Telegrafi

Barca e përfundon pjesën e parë ndaj Celtic me dy gola në epërsi (Video)

Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Celtic ka përfunduar me rezultat 3-1.

Pas golit nga Arda Turan (11’), shënoi edhe Leigh Griffiths (29’) për të barazuar rezultatin.

Por, vetëm pas dy minutash mbrojtësi nigerin, Efe Ambrose, shënoi në portën e tij dhe riktheu epërsinë e spanjollëve.

Ndërsa goli i qetësisë erdhi në minutën e 41-të nga Munir El Haddadi. /Telegrafi.