Telegrafi

Barca e mendon huazimin e Moratas

Barcelona është duke e konsideruar një huazim të sulmuesit të Chelseat, Alvaro Moratas.

Sipas gazetës Sport që është e afërt me klubin katalunas tashmë Barcelona ka filluar sondazhet brenda klubit.

Sulmuesi i Chelseat mund ta lërë Stamford Bridgen që në dimër, pasi nuk po arrin të përshtatet në futbollin spanjoll.

Lexo po ashtu Si do të dukej Chelsea i Maurizio Sarrit nëse blihen të gjithë lojtarët që italiani i kërkon

Për të ka interesim edhe nga klube si Sevilla dhe Atletico Madrid.

Barcelona nuk kërkon të futet në garë dhe të ofrojë shumë marramendëse, pasi e do vetëm si huazim për pjesën e dytë të kampionatit.

Chelsea dhe Barcelona kanë biseduar në kohën e fundit për Willian, por që marrëveshja mbetet larg.

Lexo po ashtu Barcelona me ofertë për Willianin, Malcom plus para për ta transferuar brazilianin

Morata ka kaluar në verën e vitit 2017 nga Real Madridi te Chelsea. /Telegrafi/