Ende nuk ka filluar afati kalimtar veror dhe Interi dhe Barcelona dëshirojnë të zgjidhin të ardhmen e Rafinhas.
Braziliani ka treguar paraqitje të mira te klubi italian dhe ata dëshirojnë blerjen e tij përfundimtare.
Por, sipas ESPN, zikaltrit janë të gatshëm të blejnë brazilianin vetëm nëse klubi katalunas i mundëson atyre një ulje.
Në marrëveshjen aktuale Rafinha kushton 35 milionë euro, plus tre në formë të bonuseve.
Barcelona ka shprehur gatishmëri të diskutojnë edhe një herë për këto shifra, por jo nën 30 milionë euro.
Palët pritet të takohen shumë shpejt dhe 25-vjeçari të jetë përfundimisht lojtar i Interit.
Në shtatë paraqitje në Serie A braziliani ka dhuruar një asistim në 295 minuta lojë. /Telegrafi/