Telegrafi

Barca dhe PSG sfidojnë Al Hilalin me oferta për Bernardo Silvan, por City dëshiron ta mbajë portugezin

(Foto: Getty Images)

Anësori i Manchester Cityt, Bernardo Silva, është duke i mbajtur të hapura opsionet e tij, pasi ka marrë oferta nga Barcelona, Paris Saint-Germaini dhe Al-Hilal.

Klubi anglez dëshiron ta mbajë portugezin, mirëpo nuk do ta pengojë në rast se ai kërkon të largohet këtë verë.

28-vjeçari ka thënë që në janar se është hapur për një projekt të ri në vitet në vijim dhe pas tripletës historike, padyshim që do të dëshironte një aventurë të re.

Lexo po ashtu PSG e do Bernardo Silvan, Man City i kërkon shkëmbim lojtarësh

Në fillim të javës, ai ka marrë një ofertë nga Al Hilal dhe nëse vendos të shkojë drejt Lindjes së Mesme, do t’u bashkohet yjeve, si Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, N’Golo Kante dhe shumë të tjerë që pritet të shkojnë.

Goal mëson se City dëshiron t’ia vazhdojë kontratën, ndërkohë që Barca dhe PSG përpiqen ta bindin që t’u bashkohet skuadrave të tyre. /Telegrafi/