Telegrafi

Barca dhe Juve në ‘luftë’ për mesfushorin e Sevillas

Raportet spanjolle pretendojnë se Juventus janë duke luftuar me Barcelonën për mesfushorin e Sevillas, Steven N’Zonzi, për ta transferuar në janar.

Sipas Mundo Deportivo, ‘Zonja e Vjetër’ ka një plan të bëjnë marrëveshje për N’Zonzin gjatë afatit kalimtar dimëror, edhe nëse kjo do t’iu kushtojë më shumë se 30 milionë euro.

Barcelona duket se i kanë marrë erë kësaj tratative dhe tani janë duke nxituar për të kapur negociatat me një ofertë prej tyre, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmer rreth Transferimeve

Megjithatë, Sevilla konsiderojnë që N’Zonzi është jashtë tregut të transferimeve, pasi janë kualifikuar për fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, kështu që nuk shoh ndonjë arsye për të shitur.

Nëse ai do të largohet, Sevilla do të preferonte që ai të shkojë jashtë Spanjës, kështu që Juventusi duket paksa më favoritë, pasi ata gjithashtu mund të mbështeten në raportet e vështirë mes drejtuesve të Barcelonës dhe Sevillas. /Telegrafi/