Telegrafi

Barça dhe Bayerni pyesin Unitedin për Darmianin

Darmina, objektiv i Juventusit

E ardhmja e Matteo Darmian në Manchester United mbetet ende e turbullt.

Sipas mediumit anglez Daily Star, Barcelona dhe Bayern Munichu kanë pyetur Unitedin në lidhje me disponueshmërinë e Darmianit.

E ardhmja e mbrojtësit italianit në Old Trafford duket në dyshim serioz, pasi edhe skuadrat e mëdha italiane si Interi dhe Roma janë vënë pas tij.

Antonio Valencia u preferua nga Jose Mourinho në të djathtë në sezonin e fundit dhe kjo e ka zmbrapsur paksa ish-mbrojtësin e Torinos.

Ardhja e mundshme e Serge Aurier nga PSG në United do të kufizonte mundësitë e ekipit të parë të Darmian edhe më tej, kështu që largimi është një mundësi reale. /Telegrafi/