Ben Chilwell, i cili luan te Leicester City, ka pasur paraqitjet të mira dhe ka tërhequr vëmendje të madhe.
Falë paraqitjeve të mira me klubin, futbollisti 22 vjeçar siguroi edhe thirrjen në kombëtaren e Anglisë.
Mbrojtësi i majtë është kërkuar me ngulm nga Manchester City për të zëvendësuar Benjamin Mendyn e lënduar, por tashmë në garë janë edhe Barcelona e Atletico Madridi, raporton The Sun.
Leicesteri thuhet se kërkojnë diku rreth 55 milionë euro për të liruar lojtarin, shumë kjo që nuk do të ishte problem për asnjërën skuadër – transmeton KP
Barca është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, pasi aktualisht vetëm Jordi Alba luan në atë pozicion.