Barcelona ia ka propozuar ofertën Manchester Cityt për dy futbollistët portugezë, Joao Cancelo dhe Bernardo Silva.
Anësori ofensiv është prioriteti i katalunasve dhe gazeta spanjolle, Sport, raporton se Blaugranët tashmë e kanë nisur ofertën zyrtare drejt klubit anglez.
Për më shumë, ata e kërkojnë edhe mbrojtësin e djathtë, ashtu që kanë përgatitur ofertë të përbashkët. Barcelona dëshiron që fillimisht t’i huazojë dy futbollistët deri në fund të sezonit 2023/2024.
Në rastin e Silvas, do të jetë huazim me obligim blerjeje për 70 milionë euro në verën e ardhshme.
Cancelo, në anën tjetër, nuk arrin të përfshihet në sistemin e Pep Guardiolas, ashtu që do të ishte më se i gëzuar që ta vazhdonte karrierën në Camp Nou. Njëherësh, thuhet se ai ka marrëveshje për kushtet personale me Barcën. /Telegrafi/