Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet për sezonin 2018/19 në Ligën Premier. Manchester City është shpallur kampion për herën e dytë me radhë dhe të gjashtin në histori të tyre, duke lënë pas vetes në një garë tejet të nxehtë me Liverpoolin.
‘Citizens’ dhe ‘The Reds’ janë kualifikuar automatikisht në Ligën e Kampionëve, gjersa vend kanë zënë edhe Chelsea me Tottenham Hotspur.
Blutë e Londrës barazuan pa gola me Leicesterin në xhiron e fundit, duke e mbajtur vendin e tretë me 72 pikë.
Tottenham Hotspur u rëndit në vendin e katërt në këtë sezon me një pikë më pak se Chelsea, ndërsa barazoi 2-2 me Evertonin në ndeshjen e fundit.
Arsenal fitoi 3-1 në udhëtim te Burnley, duke përfunduar në vendin e pestë me 70 pikë, por që do të kenë edhe një shans që të futen në Ligën e Kampionëve, nëse arrijnë ta mposhtin Chelsean më 29 maj në Baku në finalen e Ligës së Evropës.
Nga ana tjetër, Manchester Unitedi u mposht nga Cardiff në Old Trafford me rezultat, 0-2, duke u renditur në vendin e gjashtë, gjersa në sezonin e ri do të luajë në Ligën e Evropës. /Telegrafi/