Telegrafi

Barazim mes Messit dhe Ronaldos, El Clasico mund ta vendos top-shënuesin e vitit

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, do të përballen me njëri-tjetrin këtë të shtunë në një El Clasico të veçantë, ku lufta e tyre do të jetë edhe për ta mbyllur vitin si golashënuesi më i mirë.

Është mjaft interesant fakti që gjatë vitit 2017, të dy yjet kanë arritur të shënojnë nga 53 gola në të gjitha garat.

Por ajo që bie në sy është numri i ndeshjeve të zhvilluar më pak nga Ronaldo, që ka zbritur në fushë 59 herë, katër herë më pak se Messi.

Ronaldo ka një mesatare prej 0.90 gola për ndeshje, përkundrejt 0.83 të argjentinasit.

Ronaldo dhe Messi duke u përshëndetur para fillimit të ndeshjes

Të njëjtën shifër golash në vitin 2017 e kanë edhe Roberto Leëandoski i Bayern Munich dhe Edinson Cavani i PSG-së.

Por të dy nuk kanë më ndeshje për të luajtur në këtë vit.

El Clasico do të jetë raundi final i duelit Ronaldo – Messi.  Cristiano nga 53 gola në total, 42 i ka shënuar me fanellën e Realit: 19 në La Liga, 19 në Ligën e Kampionëve, nga një në Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës dhe dy në Botërorin e Klubeve. 11 golat e tjerë i ka realizuar me Portugalinë.

Messi dhe Roanldo mbretërojnë

Messi, ndërkohë, nga 53 ka shënuar 49 me “blaugranat” dhe 4 me Argjentinën. La Ligan e mbylli me 39 finalizime, 5 në Kupën e Mbretit, 4 në Ligën e Kampionëve dhe një në Superkupën e Spanjës. /Telegrafi/