Barack Obama ka bërë një postim emocionues në Instagram për të uruar ditëlindjen e bashkëshortes së tij, Michelle Obama.
Ish-Presidenti i SHBA-së ka shkruar fjalë të ngrohta dhe plot dashuri për Michelle-n, duke i shprehur mirënjohjen dhe adhurimin për të.
Ai shkroi: “Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, @MichelleObama. Ju e mbushni çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe hir – dhe dukeni mirë duke e bërë këtë. Jam shumë me fat që mund të marr aventurat e jetës me ju. Të dua!”
Ky postim erdhi pas disa spekulimeve në rrjetet sociale që kishin filluar të qarkullonin për mundësinë e një ndarje mes çiftit të njohur.
Fjalët e Barack Obamas duket se janë një përgjigje për të qetësuar këto thashetheme dhe për të treguar se lidhja mes tij dhe Michelles është ende e fortë dhe plot dashuri.
Përmes këtij postimi, ai e ka konfirmuar publikisht dashurinë dhe lidhjen e pandarë që ka me Michelle, duke sjellë një mesazh të fuqishëm dashurie dhe mbështetjeje. /Telegrafi/