Telegrafi

Barack Obama me urim emocionues për Michelle

Michelle and Barack Obama (Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver)

Figura të ndryshme publike kanë shpërndarë mesazhe të ndryshme kushtuar nënave dhe bashkëshorteve të tyre për shkak të Ditës së Nënave.

Një urim të veçantë i ka bërë edhe ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, gruas së tij të suksesshme, Michelle Obama.

Përmes rrjetit social Instagram ai ka ndarë një imazh me bashkëshorten e tij, teksa shihen të përqafuar me njëri-tjetrin.

“Edhe nëse nuk mund t’u jepni përqafime nënave tuaja sot, shpresoj që mund t’u jepni një falënderim shtesë. Faleminderit dhe urime Ditën e Nënave për gruan që bën gjithçka të mundur. Të dua”, ka shkruar Obama në përshkrimin e fotografisë.

Ndërkaq, Michelle vazhdon të qëndrojë në top-listat e femrave me të suksesshme në mbarë botën. /Telegrafi/