Ish-presidenti i SHBA-së, Barack Obama ka thënë se gruaja e tij, Michelle, “nuk i pëlqen politika” dhe nuk do të kandidojë për presidente.
Në një intervistë për një gazetë spanjolle, ai tha se mund të “garantonte” se ish-Zonja e Parë nuk po planifikonte një kthim në Shtëpinë e Bardhë, si komandante e përgjithshme, por shtoi se do ta “mbështeste atë në çdo gjë që i nevojitet, pavarësisht se cilat janë synimet e saja të ardhshme”, raporton newsweek.
I pyetur nëse Michelle mund të kandidojë për president, ai i tha La Vanguardia të dielën se “Michelle nuk do të kandidojë për president. Unë mund ta garantoj atë”.
“Siç e tregoj në libër, asaj nuk i pëlqen politika. Unë gjithmonë do të jem i lumtur ta mbështes në çdo gjë që i duhet, pavarësisht nga qëllimet, ashtu si ajo bëri me mua”, pohoi ai.
Michelle Obama mbetet një figurë e popullarizuar në mesin e demokratëve dhe në fillim të këtij viti kryesoi në një sondazh të YouGov për gruan më të admiruar në botë. /Telegrafi/