Telegrafi

Barack dhe Michelle Obama me dedikime të ndjeshme në përvjetorin e 27-të të martesës

Barack Obama dhe Michelle Obama (Foto: Mark Wilson/Getty Images/Guliver)

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, e kanë festuar përvjetorin e 27-të të martesës.

Ata u martuan në vitin 1992, ndërsa mediat amerikane i kanë përshkruar si çiftin më të qëndrueshëm duke e konsideruar si shembull për shumëkënd.

Përmes mesazheve të ndjeshme, ata e kanë uruar njëri-tjetrin përmes postimeve në rrjetet sociale, ndërsa nuk kanë munguar edhe fotografitë nga martesa.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Barack Obama

“Para 27 vitesh, ky njeri më premtoi një jetë plot aventura. Mund të them se i ka përmbushur. Kjo është për kapitullin tonë të ri pasi kemi mbetur fole e zbrazur (pas largimit të fëmijëve) dhe po zbulojmë çfarë po na pret – derisa në të njëjtën kohë po e ndjejmë magjinë e asaj që na ka mbajtur bashkë gjatë gjithë këtyre viteve. Urime përvjetorin, Barack”, ka shkruar Michelle.

“Siç kanë thënë ‘The Beatles’: ‘Po bëhet gjithnjë e më mirë’. Faleminderit, zemër, për 27 vite të mrekullueshme!”, ka shkruar Barack në Twitter. /Telegrafi/