Site icon Telegrafi

Barack dhe Michelle Obama blejnë shtëpinë ku qëndronin me qira, ata kanë shpenzuar 8.1 milionë dollarë për pronën e tyre (Foto/Video)

Ish-presidenti amerikan, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle, duket se janë dashuruar në shtëpinë ku kanë jetuar me qira, saqë kanë vendosur ta blejnë për 8.1 milionë dollarë.

Zëdhënësi i ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë, Kevin Lewis, e ka konfirmuar blerjen e shtëpisë që ndodhet në qarkun Kalorama.

Familja Obama tash janë pronarë të shtëpisë

“Meqenëse Obama dhe gruaja e tij do të jetojnë në Washington së paku edhe dy vjet e gjysmë, për ta ishte më e logjikshme që ta blinin shtëpinë sesa ta paguanin qiranë”, është shprehur Lewis.

Familja Obama do të qëndrojnë në kryeqytet derisa vajza e vogël, Sasha, ta përfundojë shkollën e mesme në Sidewell Friend School.

Ata kanë shpenzuar 8.1 milionë dollarë për këtë pronë

Shtëpia prej guri në Kalorama është e ndërtuar në vitin 1928 dhe ka tetë dhoma gjumi dhe nëntë banja, garazh për dy automjete dhe oborr të madh, ku mund të parkohen deri në dhjetë automjete.

Pas largimit nga zyra më 20 janar, Obama dhe familja e tij u vendosën në këtë shtëpi, e cila ishte pronë Joe Lockhart, ish-sekretar i shtypit në administratën e Clintonit.

Shtëpia ka tetë dhoma gjumi

Në këtë mënyrë, Lockhart ka përfituar mirë me shitjen (për 8.1 milionë dollarë), duke qenë se në vitin 2014 ai e kishte blerë për 5.3 milionë dollarë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=juGY6NXD4fk

 

Exit mobile version