Telegrafi

Banorja e re e bën të qartë, thotë se nuk do që të hyjë mes çiftit Meriton – Ilnisa

Meriton Mjekiqi dhe Ilnisa Agolli kanë pasur disa ditë në Big Brother jo edhe aq të mira.

Kjo për shkak të hyrjes së banores së re, Sara Karaj, me të cilën prezantuesi u shfaq i afërt në disa momente dhe për një situatë që e kishte ftuar te krevati.

Ajo ka treguar të vërtetën duke thënë se nuk është e tillë dhe se nuk dëshiron që të hyjë mes tyre.

Foto: Screenshot/YouTube

“Nuk e shes imazhin tim dhe dinjitetin tim për të hyrë në mes të çiftit”, u shpreh modelja.

Lexo po ashtu Ilnisa xheloze për banoren e re? Meritoni sqaron situatën me Sara Karajn dhe arsyen se përse e ftoi te krevati

Ata kanë debatuar gjatë spektaklit duke komentuar videon që iu shfaq në spektakël.

Foto: Screenshot/YouTube

Konkurrenten e re e kishin shtyrë edhe disa nga vajzat e shtëpisë, që po qëndronin në oborr me të duke i thënë se i pëlqen Meritonit.

Sidoqoftë, Sara e bëri të qartë dhe se nuk ka një qëllim e se nuk ka hyrë në BBV për këtë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=fR27qxHJbig