Site icon Telegrafi

Banorët ‘sulmohen’ me pyetje pikante nga ish-banorët e BBVK

Sonte (e premte) është gjysmëfinalja e Big Brother Vip Kosova 2.

Klipi i parë i spektaklit të sotëm ishte nga ish-banorët e shtëpisë, drejtuar me pyetje “me spec” për banorët që tashmë kanë arritur në gjysmëfinale.

Pyetjet u bënë nga Monika, Besi, Miss Rose, Vesa, Blero, Azemi, Linda dhe Kaderi.

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

Blerando ishte më së shumti i sulmuar nga banorët jashtë duke e pyetur me ironi se çfarë kishte bërë që arriti aq larg.

Blerando, çfarë loje saktësisht ke bërë deri më sot? Loja e jote cila ka qenë? A e di, se edhe ne duam ta dimë” – ishte pyetja ironike e Monikës.

Foto: Big Brother Vip Kosova/YouTube

Ndërsa Monika ‘godet’ edhe çiftin Adri & Iliriana: “A keni pritë që do të shkoni aq larg, jeni duke e prekë finalen?”

Ndërsa Edona u sulmua më së shumti për ofendimet që i ka bërë, ndërsa edhe pyetja e Lindës ishte: “Ti që ke qenë në së shumti e bullizuar dhe e sharë, pse shan më së shumti në atë shtëpi?”

Lindës iu bashkua edhe Vesa me një pyetje gati të njëjtë: Edona, kush të ka thënë që me ofendime arrin në finale?” /Telegrafi/

Exit mobile version