Site icon Telegrafi

Banorët pozojnë me maskotat pranë divanit gjigant të dizajnuar nga Ciao Berto

Kanë ndodhur disa momente të veçanta gjatë ditës së sotme (e diel) në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.

Kjo pasi hynë disa personazhe me maskota, të cilët njëherësh krijuan një atmosferë të mrekullueshme.

Ata fillimisht i zgjuan banorët, gjersa më pas kërcyen së bashku me ta në pjesë të caktuara të dhomës së gjumit – e cila është e dizajnuar me shumë stil nga Ciao Berto.

Foto: Screenshot/YouTube

Veç kësaj, para se të largoheshin nga BBVK pozuan të gjithë pranë divanit gjigant të punuar po ashtu nga firma prestigjioze e mobiljeve, Ciao Berto.

Lexo po ashtu Përplasje mes Blerandos dhe Adrit pranë këndit të 'Ciao Bertos' në BBVK

Transformimi i mahnitshëm në shtëpi ka krijuar një ambient komod për konkurrentët, marrë parasysh që kalojnë pjesën më të madhe të kohës.

Dhoma e grimit gjithashtu është një zonë shumë e pëlqyer nga banorët, ndonëse çdo detaj është realizuar me shumë përkushtim e perfeksion.

Dhe jo vetëm, çdo gjë e prekur nga Ciao Berto, i ka dhënë më shumë shkëlqim shtëpisë. /Telegrafi/

Exit mobile version