Telegrafi

Banorët në një zonë të Ukrainës, vërshojnë në rrugë kur shohin ardhjen e ushtarëve të vendit – “e dinim që do të vini”

Ukraina ka çliruar së fundmi 41 vendbanime në jug të vendit, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Video të shumta janë shfaqur në rrjetet sociale nga ku mund të shihen banorë në zona të ndryshme të Ukrainës që i presin ushtarët e vendit.

Një video tjetër, e dalë së fundmi tregon banorët të cilët dalin në rrugë në momentin kur shohin ushtarët e Ukrainës, transmeton Telegrafi.

Ndonëse nuk dihet se ku dhe kur janë xhiruar pamjet, por videoja është publikuar nga Olexander Scherba ish-ambasadori ukrainas në Austri.

“Djema, ne e dinim, e dinim që do të vini! Kemi pritur kaq gjatë! Zoti ju bekoftë, të dashurit tanë! Lavdi Ukrainës”, thuhet në mbishkrimin e videos. /Telegrafi/