Pas këngëtarit Blero, janë prezantuar edhe disa banorë të tjerë në Big Brother VIP Kosova 2.
Ledi Vokshi është konkurrentja e radhës që iu bashkua shtëpisë më të famshme në Kosovë.
E pas kësaj, modelja Santiana Maloku, u bë gjithashtu pjesë e këtij formati gjigant televiziv.
Banori i katërt në BBVK bëri një hyrje më ndryshe se të tjerët, ndërsa u shfaq me veshje tradicionale shqiptare, me atë të Shqipërisë Etnike.
Bëhet fjalë për Shqipe Hysenajn, e cila për publikun njihet nga programi i dashurisë, “Përputhen”.
“Këtu do të jem unë”, ka thënë ajo derisa u pyet nga moderatorët për atë që do të sjellë në shtëpi.
Kanë mbetur edhe 16 konkurrentë të rinj pa u zbuluar, që do të mësohen pas pak. /Telegrafi/