Site icon Telegrafi

Banorët e Mariupolit po shesin gjithçka që kanë për të mbetur gjallë

Banorët e Mariupolit po shesin gjithçka që kanë për të mbijetuar, ka bërë të ditur një gazetar ukrainas.

Ai madje ka shpërndarë fotografitë e gjësendeve që ukrainasit po i shesin për të mbetur gjallë – duke filluar nga makijazhi, kufjet e telefonit e deri te këpucët, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Fillojnë hetimet për vrasjen e 12 mijë ukrainasve

Kujtojmë që ky qytet port është nën okupimin rus, që kur forcat e Kremlinit filluan pushtimin nuk u ndalën duke e bombarduar.

E banorët e atjeshëm kanë mbetur pa ushqim, ujë e ilaçe – pasi i tërë qyteti është i rrethuar në të katër anët nga forcat ruse. /Telegrafi/

Exit mobile version